Prokuroria e Posaçme ka regjistruar kallëzimet e Policisë së Shtetit për incidentet e dhunës që kanë ndodhur në Kuvend.

Brenda 15 ditësh, prokuroret e posaçëm do të kryejnë veprime hetimore për të parë nëse ka apo jo vepër penale për të regjistruar me tej një hetim për emrat konkretë.

Policia e ka referuar kallëzimin për veprën penale të shkatërrimit të pronës publike me dashje.

Në seancat e fundit parlamentare, ka mbizotëruar kaosi, pasi deputetë e opozitës kanë përmbysur karriget, kanë ndezur tymuese dhe kapsolle në sallë. Opozita ka tentuar të bllokojë punën në Kuvend, pas përjashtimit me 10 ditë të 6 deputetëve; Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Megjithatë, tymueset dhe rrëmuja e shkaktuar nuk e pengoi një ditë më parë mazhorancën, që të votojë brenda pak minutave Buxhetin e vitit 2024.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA