Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi mbante në magazinë armë pa leje.

Gjatë operacionit policor të koduar “Strike 4”, ra në pranga V. A., 61 vjeç, banues në lagjen “Left Sallata”, pasi mbante të fshehur në magazinën e tij në lagjen “Bashkimi” armë zjarri dhe municion luftarak.

Policia gjatë kontrollit në magazinë gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet ka rezultuar se 61-vjeçari është babai i njërit prej shtetasve të arrestuar më parë nga Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me armë zjarri.

Policia thekon se vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasit V. A., ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA