Një pilote avioni privat ka treguar së fundmi për eksperiencat më të rralla që ka kaluar teksa mbush një vit në profesionin e saj.
Shumë nga ne ishim ende në shkollë të mesme në moshën 17 vjeçare, dhe jo duke marrë mësimet e para të fluturimit por amerikania Eva Lucas ishte e vendosur të bëhej pilote që prej mësimit të parë.
Tashmë 23 vjeçare, Lucas ka një stil ndryshe jetese nga bashkë-moshatarët e saj teksa tregon për të mirat e të këqijat e të qenit pilote avioni privat.
Pilotja e re thotë se programi i këtij profesioni është 20 ditë punë dhe 10 ditë pushim. Lucas tha për rrjetin Business Insider se duhet të fluturojë avionin ‘kudo që të dëshirojë klienti’.
Fluturimi mund të jetë me një nga klientët e zakonshëm të Lucas por shpesh ka dalë në fluturim dhe jashtë SHBA. Lucas banon në Florida, por ka fluturuar dhe në vende si Korea, Franca e Britania.
Megjithse askush nuk preferon të punojë 20 ditë rresht, sigurisht që ka avantazhe në punën e Lucas që i duken të pabesueshme pjesës tjetër të njerëzve që punojnë 9 deri në 5 ditët e javës.
Jo vetëm që rroga e një piloti privat nis nga $60,000 në vit – por mund të arrijë deri në $225,000, sipas statistikave zyrtare. Madje gjatë udhëtimeve Lucas qëndron në hotele luksoze dhe ka një buxhet prej $75 dollarë për shpenzime, ose $125 në do të nëse është fluturim ndërkombëtar.
Ajo thotë se klientët nuk i ftojnë për darkë pilotët por nganjëherë e ftojnë në eksperiencat e tyre ekstravagante.
Ajo tregon se një herë një ‘DJ’ e ftoi në koncertin e tij në Denver, Colorado, duke i dhënë dhe kalimin në prapaskenë.
Teksa shumica e të rinjve mezi gjejnë një punë pas studimeve për të mbijetuar, Lucas duket se shijon jetën e bukur pa shumë probleme.
Top Channel