Foto Ilustruese

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për Aleks Lulashin

Ai u arrestua tre ditë më parë në Gorre të Fushë Kuqes pasi dyshohet se banesën e tij të braktisur e kishte kthyer si bazë kriminale. Dyshohet se gjente mjete të ndryshme për të furnizuar grupet kriminale për kryerjen e ngjarjeve kriminale.

dëshminë e dhënë në polici pas arrestimit, 40-vjeçari është shprehur se prej shumë vitesh blinte dhe shiste sende të ndryshme, por duke mohuar të ketë lidhje me grupe kriminale. Burime bëjnë me dije se shtëpia ka qenë e braktisur, ndërsa bashkëshortja e tij jetonte në një vend tjetër.

Dy ditë më parë, gjatë kontrolleve në brendësi dhe përreth banesës së vjetër në pronësi të Aleks Lulashit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Mazda” i dëmtuar; 5 motomjete me fuqi të lartë motorike të dyshuara të vjedhura;  4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të cilat dyshohet se janë vjedhur në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë; 400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës e gatshme për shpërthim: kapuça si maska, doreza dhe skafandra motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin grupeve kriminale gjatë kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA