Hapet Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë, Rama: Objekte, mjete e harta nga periudha e Ilirisë deri më sot

07/12/2023 08:31

Muzeu i Forcave të Armatosura ka hapur më në fund dyert në Bërzhitë.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje nga ambientet e brendshme krahas së cilave thekson se ato janë dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare.

Sipas Ramës, ky muze ndahet në 5 pavione të veçanta në një hapësirë prej 100 mijë metër katrorë dhe në brendësi të tij ekspozohen përmes teknikave dhe teknologjive bashkëkohore, objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme

“Mirëmëngjes, dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA