Prishja e një martese është gjithmonë e vështirë për të dyja palët por në një rast të çuditshëm gjykata në Angli ka pranuar padi nga ish-gruaja që akuzon burrin për ‘diskriminim moshe’ pasi akuzon se shkoi me një tjetër më të re.
72 vjeçari Tim Belson, dhe ish-gruaja e tij Eleanor, 61 vjeçe, janë në mes të një përballjeje të ashpër ligjore pas përkeqësimit të marrëdhënies së tyre.
Çifti u ndanë dy vjet më parë ago, dhe Eleanor ka ngritur disa padi ndaj bashkëshortit ku e quan “diskriminues moshe” për fundin e lidhjes së tyre.
Ajo akuzonte se kishte zënë në të dashur më të re dhe e kishte shkarkuar nga puna në argjendarinë e tij.
Në pretendimin për shkarkim të padrejtë nga puna, ankesa e Eleanor eshte pranuar dhe i janë dhënë rreth 9000 paundë dëmshpërblim.
Por paneli gjykues dënonte të dy anëtarët e çiftit për mendësinë e tyre të papjekur dhe sjelljet hakmarrëse ndaj njëri-tjetrit.
Gjykatësja civile Holly Stout, refuzoi pretendimin e ‘diskriminimit të moshës’ kundër zotit Belson pasi tha se e dashura e re e tij ishte në fakt ‘më e moshuar’ se Eleanor.
Stout tha: “Mes verës së 2021 dhe përfundimit të punësimit të zonjës Belson, marrëdhënia me bashkëshortin ishte përkeqësuar shumë, si ajo martesore, personale apo dhe e punës”.
“Për shkatërrimin e saj duket se punuan të dyja palët, që gënjenin për sjelljen e tjetrit në polici apo për çështjet e të ardhurave”.
“Ata ende nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje miqësore për divorcin e 2.5 viteve më parë”.
Mes akuzave të refuzuara të Eleanor ishin ‘diskriminim në statusin martesor” dhe njollosje e personalitetit.
Top Channel