Gruaja padit ish-burrin për ‘diskriminim moshe’ pasi e la për një tjetër më të re

06/12/2023 17:46

Prishja e një martese është gjithmonë e vështirë për të dyja palët por në një rast të çuditshëm gjykata në Angli ka pranuar padi nga ish-gruaja që akuzon burrin për ‘diskriminim moshe’ pasi akuzon se shkoi me një tjetër më të re.

72 vjeçari Tim Belson, dhe ish-gruaja e tij Eleanor, 61 vjeçe, janë në mes të një përballjeje të ashpër ligjore pas përkeqësimit të marrëdhënies së tyre.

Çifti u ndanë dy vjet më parë ago, dhe Eleanor ka ngritur disa padi ndaj bashkëshortit ku e quan “diskriminues moshe” për fundin e lidhjes së tyre.

Ajo akuzonte se kishte zënë në të dashur më të re dhe e kishte shkarkuar nga puna në argjendarinë e tij.

Në pretendimin për shkarkim të padrejtë nga puna, ankesa e  Eleanor eshte pranuar dhe i janë dhënë rreth 9000 paundë dëmshpërblim.

Por paneli gjykues dënonte të dy anëtarët e çiftit për mendësinë e tyre të papjekur dhe sjelljet hakmarrëse ndaj njëri-tjetrit.

Gjykatësja civile Holly Stout, refuzoi pretendimin e ‘diskriminimit të moshës’ kundër zotit Belson pasi tha se e dashura e re e tij ishte në fakt ‘më e moshuar’ se Eleanor.

Stout tha: “Mes verës së 2021 dhe përfundimit të punësimit të zonjës Belson, marrëdhënia me bashkëshortin ishte përkeqësuar shumë, si ajo martesore, personale apo dhe e punës”.

“Për shkatërrimin e saj duket se punuan të dyja palët, që gënjenin për sjelljen e tjetrit në polici apo për çështjet e të ardhurave”.

“Ata ende nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje miqësore për divorcin e 2.5 viteve më parë”.

Mes akuzave të refuzuara të Eleanor ishin ‘diskriminim në statusin martesor” dhe njollosje e personalitetit.

FOTO GALERI
2/3
Eleanor ka ngritur disa padi ndaj bashkëshortit ku e quan “diskriminues moshe” për fundin e lidhjes së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA