Zgjidhet misteri zhurmave pornografike gjatë shortit të Euro 2024 që shokuan publikun (video)

05/12/2023 21:43

Shorti i të shtunës për kampionatin evropian të futbollit Euro 2024 u detyrua të ndërpritej për disa minuta pasi zhurma pornografike nisën të dëgjoheshin në sallën e Hamburg.

Pjesëmarrës të nderuar të futbollit si David Silva e Brian Laudrup u vunë në siklet kur dëgjonin në sallën serioze zhurmat e padenja, teksa dje dikush mori përgjegjësinë për “sulmin akustik”.

Një shakaxhi i njohur si Dan Jarvis ka publikuar në rrjetin X një video ku thotë se ishte autor i shakasë pa kripë, me përmasa botërore.

Nuk duhet nëse janë marrë masa për vendosjen e pornografisë në orarin kur programi mund të ndiqej nga shumë fëmijë që pëlqejnë sportin, por vetë Jarvis tha: “Jemi këtu në Gjermani, Hamburg, ku po u bëjmë një lojë gjatë shortit të Euro 2024.’


Duke qeshur në pamje Jarvis mburrej më tej: “Nuk ishte e bukur? Ja ku jemi, ne e bëmë këtë”.

Nuk jepeshin arsyet e ndotjes së eventit me zhurmat e pista, por hilja duket e ngjashme me një tjetër të realizuar një vit më parë në stadiumin e Wolverhampton në Angli.

Jarvis thotë se asokohe vendosi zhurma pornografike në kohën që Gary Lineker prezantonte ndeshjen e kupës së Anglisë mes  Wolves e Liverpool, e cila u dëgjua nga stadiumi dhe miliona njerez në televizione.

Nuk është ende e qartë sesi karagjozi britanik ka hyrë në studiot e shortit të Euro 2024 por dhe as nuk duket se autoritetet kane shume deshire ta bëjnë te mbaje përgjegjësi per djallëzinë e tij.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA