Shorti i të shtunës për kampionatin evropian të futbollit Euro 2024 u detyrua të ndërpritej për disa minuta pasi zhurma pornografike nisën të dëgjoheshin në sallën e Hamburg.
Pjesëmarrës të nderuar të futbollit si David Silva e Brian Laudrup u vunë në siklet kur dëgjonin në sallën serioze zhurmat e padenja, teksa dje dikush mori përgjegjësinë për “sulmin akustik”.
Një shakaxhi i njohur si Dan Jarvis ka publikuar në rrjetin X një video ku thotë se ishte autor i shakasë pa kripë, me përmasa botërore.
Nuk duhet nëse janë marrë masa për vendosjen e pornografisë në orarin kur programi mund të ndiqej nga shumë fëmijë që pëlqejnë sportin, por vetë Jarvis tha: “Jemi këtu në Gjermani, Hamburg, ku po u bëjmë një lojë gjatë shortit të Euro 2024.’
Who is playing the porn noise at the Euros draw 😂😂😂😂 #EURO2024 pic.twitter.com/oFdMiRjOAA
— 𝓐𝓵𝓮𝔁 (@Quoteista) December 2, 2023
Duke qeshur në pamje Jarvis mburrej më tej: “Nuk ishte e bukur? Ja ku jemi, ne e bëmë këtë”.
Nuk jepeshin arsyet e ndotjes së eventit me zhurmat e pista, por hilja duket e ngjashme me një tjetër të realizuar një vit më parë në stadiumin e Wolverhampton në Angli.
Jarvis thotë se asokohe vendosi zhurma pornografike në kohën që Gary Lineker prezantonte ndeshjen e kupës së Anglisë mes Wolves e Liverpool, e cila u dëgjua nga stadiumi dhe miliona njerez në televizione.
Nuk është ende e qartë sesi karagjozi britanik ka hyrë në studiot e shortit të Euro 2024 por dhe as nuk duket se autoritetet kane shume deshire ta bëjnë te mbaje përgjegjësi per djallëzinë e tij.
Top Channel