Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për në 11 dhjetor seancën për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Ky i fundit kishte kërkuar leje të posaçme për të kryer betimin në Bashkinë e Himarës, por në seancën e sotme nuk u mor asnjë vendim dhe ajo u shty pas një debati mes përfaqësuesve të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve dhe avokatëve të Belerit. Debate konsistonte në lidhje me kohën kur drejtoria e burgjeve ka shqyrtuar kërkesën e Belerit për leje.

Ndërsa për prokurorët e posatshëm nuk ka dispozitë ligjore për leje përveç sëmundjeve të rënda që verifikohen me raport mjekësor, ose martesë, vdekje apo provim, Beleri e konsideron një të drejtë kushtetuese duke u shprehur në seancë se ky ishte një diskriminim. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe mbrojtësi i tij.

Nuk e lejon ligji thonë të betohesh si kryetar. Kjo është një e drejtë kushtetuese. Gjykata do të gjejë ndonjë arsye, ata presin që o të vdesë Beleri ose të vdesin ata. Tek noterët është lejuar, kurse këtë nuk e lënë”, tha avokati i Beleri.

Seanca u ndoq dhe nga ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi. Ndërsa interes pati dhe nga shtypi grek që po ndjek nga afër çdo seancë ndaj Belerit i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit për akuzën e shit-blerjes së votave, arrestim të cilin ai e ka quajtur politik.

Fredi Beleri akuzohet për korrupsion zgjedhor, pasi pagoi një qytetar i cili dëshmoi se mori para dhe ia dha qytetarëve në këmbim të votave. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit.

Athina ka ashpërsuar qëndrimin e saj në lidhje me kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në lidhje me çështjen Beleri.

Në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së, Greqia ka dorëzuar një deklaratë me shkrim në të cilën thekson se çështja e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës do të jetë kusht për të ardhmen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA