Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në akset “Cërrik-Belsh” dhe “Belsh-Grekan”, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.
Një 49-vjeçar nga Belshi ka aksidentuar me automjetin që drejtonte një motomjet, me drejtues një 42-vjeçar. Si pasojë e këtij aksidentit 42-vjeçari S.T ka mbetur i vdekur. 49-vjeçari është vënë nën prangat e policisë.
Po ashtu është arrestuar një 16-vjeçar pasi me motomjetin që po drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar një 75-vjeçare që ishte këmbësore, e cila për pasojë humbi jetën. Për këtë rast, u arrestua dhe shtetasi P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Grekan, pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin dhe motomjetin e përfshirë në të dyja aksidentet.
Top Channel