Shqiptari në Itali la trafikun e drogës për të punuar në ndërtim/ Ish-anëtarët e grupit kriminal i bëjnë atentat, 25-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Belsh.
Si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”. Automjeti me drejtues 49-vjeçarin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin që drejtonte 40-vjeçari S. T., banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, ai ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
“Belsh/Informacion paraprak Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel