Shqipëria ka mësuar mbrëmjen e sotme në Hamburg kundërshtarët e radhës që do të ketë në fazën e grupeve në finalet e Europianit, Gjermani 2024, kompeticion që do të zhvillohet në tokën gjermane nga 14 qershori deri në 14 korrik të vitit të ardhshëm.

Do të jetë Shqipëri-Itali ndeshja jonë debutuese në këtë Europian, ndërkohë që dy kundërshtarët e tjerë do të jenë Spanja dhe Kroacia. Një grup “ferri” ky jo vetëm për vendin tonë.

Në këtë mënyrë kuqezinjtë do qëndrojnë në Dortmund gjatë këtij Europiani, në një prej 2 komplekseve sportive të përzgjedhura, tani që u mësua dhe shorti, e fakti që ndeshjet do të luhen në atë rajon të Gjermanisë, ku ndodhen 5 stadiume afër.

Ndërkohë që sa i përket dëshirave tona por edhe parashikimeve, asgjë nuk shkoi siç pritej, kjo pasi, Gjermania, e cila do të luaj ndeshjen hapëse të Europianit me Skocinë, do të ketë në grup gjithashtu Hungarinë dhe Zvicrën, ndërkohë që në grupin C, Anglia si skuadra më e fortë do të përballet me Danimarkën, Serbinë dhe Slloveninë.

Grupi D është i pakompletuar me të katërta skuadrat, janë zbuluar vetëm Holandë, Austria dhe Franca një tjetër grup shumë i fortë i Europianit dhe një prej ekipeve që do të dalin nga play off-i i marsit të vitit të ardhshëm, Grupi E gjithashtu i pa plotësuar por që deri më tani 3 skuadra janë Belgjikë, Sllovaki, Rumani dhe Grupi i fundit, F, me Turqinë, Portugalinë dhe Republikën Çeke, gjithashtu edhe në këtë grup, si dy të fundit pritet skuadra e katërt nga play off-i.

Ndeshja hapëse e Europianit do të jetë Gjermani-Skoci, në datën 14 qershor, ndërkohë që Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Italisë. Në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Grupi A: Gjermania, Skocia, Hungaria, Zvicra

Grupi B: Spanja, Kroacia, Italia, Shqipëria

Grupi C: Sllovenia, Danimarka, Serbia, Anglia

Grupi D: Play Off A, Hollanda, Austria, Franca.

Grupi E: Belgjika, Sllovakia, Rumania, Play Off B

Grupi F: Turqia, Play Off C, Portugalia, Çekia

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA