Këngëtarja Samanta Karavella, e ftuar në “Më Lër të Flas”, zbuloi se nuk e ndjek më në rrjetin social, Instagram, Donaldin, për një arsye për pazakontë.
Dy binjakët, Donald dhe Romeo po i bënin pyetje njëkohësisht, duke i kërkuar të dinë se pse ka munguar kaq shumë në estradë.
Samanta: O zot ju të dy jeni… kujt t’i përgjigjen përpara. Se ty të kam “unfollw” (i drejtohet Donaldit), nuk të flas.
Donaldi: Pse?
Samanta: Se isha me Ilirin (në Big Brother Vip 1).
Donaldi: Ishe me Ilirin? Të betohem se nuk e dija, se ta dija do kisha ndryshuar diçka.
Samanta: Sot do të bëj “follow” para të gjithëve.
Romeo: Të pëlqen Iliri më shumë se Donaldi?
Samanta: Nuk dua të flas për këtë, ku e lam ne?
Donaldi: Unë të jap dhe like rrezik, po s’ka gjë Samanta. Edhe unë do të heq nga follow kur të futesh në Big.
Romeo: A do hyje në Big?
“Ndoshta në të ardhme, pse jo? Është një ‘reality show’ që të zhvesh në të gjitha drejtimet. Mund ta konsideroj njëherë por për momentin nuk e ndiej sepse kam shumë gjëra që po punoj dhe nuk është momenti i duhur. Është padiskutim një nga ‘reality show-t’ më të ndjekur, me vëmendjen më të madhe. Rrimë bëjmë këngë ne”, u përgjigj këngëtarja.
Top Channel