Reshjet e dendura të dëborës kanë detyruat autoritetet e aeroportit të Mynihut, në jug të Gjermanisë, që te pezullojnë fluturimet deri pasdite.

Ata sqaruan se janë punuar intesivisht për pastrimin e borës dhe shpresën që situata në aeroportin e dytë më të madh të vendit të stabilizohet sa më shpejt. Rreth 320 nga 760 fluturimet e planifikuara për të shtunën janë anuluar, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Ekipet atje po përpiqen të mbajnë të paktën një pistë në shërbim dhe pa borë. Shërbimi gjerman i meteorologjisë parashikoi vazhdim të reshjeve të dëborës përgjatë pjesës më të madhe të ditës në Bavari, ku në disa zona pritet që trashësia e saj të mbërrijë rreth 30 apo 40 centimetra brenda një periudhe prej 12 orësh gjatë natës.  Sasia e madhe e borës tashmë ka çrregulluar edhe shërbimet e trenave në jug të landit.

Stacioni kryesor i trenave po në Mynih është dhe ai i bllokuar. Shërbimet e trenave në distanca të gjata janë anuluar dhe masa pritet të zbatohet përgjatë gjithë ditës së sotme. Zyrtarët vendas kanë rekomanduar udhëtarët të shmangin lëvizjet drejt këtij qyteti. Me dhjetëra aksidente të trafikut rrugor u raportuan të premten për shkak të kushteve të rrëshqitshme në rrugë të gjithë Gjermaninë jugore, duke përfshirë këtu edhe një përplasje masive në një autostradë në jugperëndim të vendit me shtatë të lënduar, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Top Channel