Atentati në dalje të Lezhës! Gjendet një makinë e djegur pranë Rinasit, dyshohet se është e autorëve

02/12/2023 22:45

Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzekutimi me kallash i Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt.

Burime nga Policia për gazetaren e Top Channel, Brixhilda Deda bëjnë me dije se një makinë e djegur është gjetur pranë aeroportit të Rinasit disa minuta pas vrasjes së Nikulajt në dalje të qytetit të Lezhës.

Makina e djegur dyshohet se është e autorëve. Policia e Shtetit ka ngritur një grup i posaçëm hetimor vijon kontrollet për kapjen e autorëve të ngjarjes. Po ashtu, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe po kryhet kontrolli intensiv i zonës.

Top Channel