Tre shoqata të shqiptarëve të Malit të Zi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Ulqini”, “Kraja” dhe “Ana e Malit”, kanë organizuar në New York festën e përvitshme të pavarësisë.

Në këtë organizim të përvitshëm ku marrin pjesë një numër shumë i madh i shqiptarëve nga këto tre zona, promovohet kultura, tradita dhe trashëgimia e vyer shqiptare. Kjo është një formë jo vetëm për të festuar, por edhe për të ruajtur kaq larg, në SHBA, identitetin shqiptar!

Veç të tjerash në këtë organizim tre shoqatat kanë vlerësuar punën e gazetarit dhe autorit të “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel, Marin Mema. Ai u vlerësua me një mirënjohje për punën e tij kudo në trojet ku jetojnë shqiptarët!

Vetë Marin Mema ka theksuar se sot më shumë se kurrë është koha që shqiptarët të punojnë për veten! “Të lëmë problemet mes nesh dhe të jemi më të fortë bashkë. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt”, theksoi ai. Marin Mema falenderoi tre shoqatat duke e cilësuar punën e tyre si një vlerë për komunitetin shqiptar.

Gjatë organizimit u vlerësuan me mirënjohje edhe disa veprimtarë të njohur të këtyre tre komuniteteve në Shtetet Bashkuara!

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA