“Naimi më pagoi për të vrarë gruan e tij”, është shprehur në gjykatë bashkëpunëtori në vrasjen e Liridona Murselit.
Sipas mediave kosovare, Grani Plava ka deklaruar në polici se ka marrë 30 mijë euro për të kryer aktin e vrasjes.
Ndërkohë, vetë Murseli, që u vu sot në pranga, nuk është deklaruar për ngjarjen. Krimin e bën më të rëndë fakti se ndodhi në prani të fëmijëve të çiftit.
Megjithatë, priten hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes, që fillimisht u raportua si grabitje.
33-vjeçarja u gjet nga policia brenda makinës, rreth orës 20:20 në në rrugën ‘Dalip Alshiqi’, në kryeqytetin e Kosovës.
Ish-Presidenti Behgjet Pacolli, për të cilin Naim Mursoli ka punuar si këshilltar, është shprehur i tronditur për vrasjes e nënës së dy fëmijëve. Ai kërkon dënim maksimal për autorët.
“Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re, e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.
I përgëzoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër (akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.
Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.
E pabesueshme dhe e trishtueshme.
Jam ende i shokuar!”
Top Channel