Identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje një këmbësor në Shkodër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të automjetit që përplasi 68-vjeçarin me iniciale M. P., shtetasin K. K.,  31 vjeç, banues në Shkodër.

I riu u arrestua disa orë më vonë, pasi menjëherë pas aksidentit të ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë, u largua nga vendngjarja. Po ashtu, është sekuestruar automjeti tip “Peugeot” që drejtonte i arrestuari, kur ndodhi aksidenti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel