Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme 15/11 11:12
Militantët e Hamasi njoftuan se kanë liruar dy shtetas rusë të mbajtur peng në Gaza, pas kërkesës së bërë nga presidenti Vladimir Putin.
Pengjet iu dorëzuan Kryqit të Kuq, ndërsa ende nuk tregohen më shumë detaje.
“Në përgjigje të përpjekjeve të presidentit rus Vladimir Putin, Hamasi liroi dy rusë dhe ia dorëzoi Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq këtë mbrëmje”, tha në një deklaratë Brigadat al Qassam, krahu ushtarak i Hamasit.
Kryqi i Kuq pritet që t’ua dorëzojë dy pengjet përfaqësuesve të ministrisë së jashtme ruse.
Top Channel