“Akrobaci” në rrugë, përmbytjet detyrojnë qytetarët e Bulqizës të kalojnë mbi kangjella

29/11/2023 15:45

Rruga që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës vijon të jetë e bllokuar, pas reshjeve të dendura të shiut.

Rrugët me ujë vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve, të cilët si të vetmen zgjidhje, kanë gjetur kalimin përmes kangjellave të terminalit.

Sikurse duket nga pamjet që na sjellë korrespondenti Dëfrim Karaj, banorët rrezikojnë jetën, duke u varur në kangjella.

Top Channel