“Edhe nëse s’do dalë i gjallë ia kam fal Shqiptarisë”, Ballist Morina tregon reagimin e prindërve pas ngjarjes në Beograd

28/11/2023 17:46

Ballist Morina, tifozi që bëri krenar shqiptarët, i ftuar në “Ftesë në 5”, tregoi se çfarë i tha nëna e tij pasi ngriti flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’, në mes të Beogradit.

“Supertifozi” i Kombëtares tregoi se çfarë i thanë prindërit e tij në kontaktin e parë pasi kishte ngritur dronin në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Morina tha se mamaja e tij u shqetësua shumë për të, nëse do të dilte i gjallë nga Serbia, ndërsa babai ishte më i qetë.

“At natë që ka ndodh rasti, pasi kam kaluar kufirin e Serbisë kam lajmëruar në shtëpi. Shqetësimi ishte se si do dilja. E dinin që do shkoja në Beograd si tifoz. Djemtë e axhës më kanë ndihmuar të krijoj flamurin dhe ata ishin në dijeni. Në moment që ka dalë flamuri janë hedh nga emocionet, dhe e kanë kuptuar që jam mbas kësaj ngjarje”, tha Morina.

Emocionuese është ajo që babai i tij i ka thënë gruas së tij.

“Plaku, që iu preftë shpirti në paqe, kishte thënë: ‘Edhe nëse s’do dali gjallë ia kam fal Shqiptarisë’.  Nëna nuk është shumë e interesuar nga aspekti kombëtar dhe i intereson më shumë djali i saj. Plaku është i interesuar nga pjesa tjetër, jo që nuk më do, se kam pas një marrëdhënie të.  Gjëja e parë që mka thënë nëna është konflikti që ka pas me burrin e vet, me babin tim”, tregon Ballist Morina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA