Nëna thotë se nuk njeh më të birin që nga ‘bodybuilder’, u bë i varur nga metamfetamina (fotot)

27/11/2023 21:34

Një i ri i shëndetshëm e i stërvitur që ra në grackën e varësisë nga drogat tashmë nuk njihet më pasi droga e rëndë metamfetaminë e ka lënë me probleme shëndetësore duke shaktërruar jetën e tij dhe të familjarëve.

Në fotot para dhe pas varësisë që u shpërndanë në rrjet nga nëna e të riut, duket qartë ndryshimi, teksa gruaja e trishtuar i titullonte “Fytyra e heroinës dhe metamfetaminës”.

Cody Gibson ishte më parë një ‘bodybuilder’ i dedikuar dhe familjar, para se të shkatërrohej mendërisht e fizikisht nga varësia, brenda shtatë muajve.

Më shumë se 100,000 njerez kanë vdekur nga mbidoza e drogave ne vit në SHBA.

Humbja e tij në peshë ishte drastike ndërsa lëkura iu infektua rëndë, ashtu si dhe gjendja e tij mendore dhe financiare.

Jennifer Salfen-Tracy – nëna e Cody, shpërndante fotot nga viti 2019 kur ajo nisi të ndërgjegjësohej për problemet e varësisë së drogave që po shkatërrojnë SHBA prej të paktën një dekade.

Në imazhet e para shihet 26-vjecari i shëndetshëm Cody ndërsa në të dytën ai duket si një tjetër njeri, me fytyrën e dobësuar dhe lëkurën e mbushur me kore.

Në postimin e saj në Facebook, Jennifer tregon për përpjekjet e të birit kundër varësisë, teksa thotë: “Këto foto janë bërë vetëm shtatë muaj larg njëra-tjetrës. Kaq shpejt mund të ndodhë”.

Metamfetamina e njohur gjithashtu si “speed” ose “crank” i jep konsumatorit një sens të rremë energjie, mund të bëjë të humbasë në peshë por sjellë një varg problemesh shëndetësore me dhëmbët, lëkurën dhe të tjera, deri në fatalitet.

Kjo drogë dëmton rëndë trurin duke shkaktuar humbje të kujtesës, ankth dhe psikozë.

Jennifer shton se nuk kishte kontaktuar më me të birin Cody prej javësh,  i cili është tashmë i pastrehë në Los Angeles.

Ajo shton se është e vendosur të përhapë ndërgjegjësimin për problemin dhe të ofrojë mbështetje për ata që po kalojnë situata të ngjashme.

“Gjatë kësaj rruge kam mësuar se shumë njerëz e familje përballen me të njëjtën situatë por nuk guxojnë të flasin”.

Vetëm në vitin 2021 106,000 njerëz kanë vdekur nga mbidoza e drogave në SHBA, sipas statistikave zyrtare.

“Kjo është një çështje e vërtetë në botën ku jetojmë prandaj duhet të bashkohemi për ta rregulluar vetë dhe jo të presim nga qeveria që shpenzon paratë e tyre për të rrëzuar njëri-tjetrin”, shkruante gruaja, sipas The Sun.

Më vonë Jennifer postonte një përditësim ku thuhej se kishte gjetur Cody i cili kishte nisur rehabilitimin e tij në një qendër dezintoksikimi.

Një vit pas rehabilitimit të Cody nëna e gëzuar Jennifer tregonte: “Rruga nuk ishte e lehtë por jam e lumtur që kam djalin gjallë dhe të padroguar sot”.

Ajo shtonte se Cody kishte nisur të punonte dhe ishte bashkuar me familjen dhe vajzat e tij.

Vetë Cody foli gjithashtu për çështjen duke pranuar se kishte hequr dorë.

Në një postim muajin që shkoi ai tha: “Kam bërë droga, sigurisht isha i droguar, nuk e mohoj, por gjeta rrugën e rekuperimit”.

FOTO GALERI
1/5
Cody Gibson ishte më parë një ‘bodybuilder’ i dedikuar dhe familjar, para se të shkatërrohej mendërisht e fizikisht nga varësia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA