Adoleshenti i komunitetit rom vdes gjatë ndjekjes së policisë në Greqi

27/11/2023 17:56

Komuniteti rom në Greqi është duke kërkuar përgjigje pasi 17 vjeçari Christos Michalopoulos, u vra, teksa ndiqej nga policia.

Miq e familjarë të Christos Michalopoulos ishin mbledhur sot jashtë një kishe në qytetin Thebes në Greqinë qendrore për t’i dhënë lamtumirën 17-vjeçarit që u vra gjatë ndjekjes së policisë më 11 nëntor.

Michalopoulos vdiq me një plumb të gjetur në shpatullën e tij teksa ndiqej nga oficerët, në rastin e tretë brenda po aq viteve kur një adoleshent i komunitetit rom vritet në incidente me policinë greke.

Më 16 nëntor, polici i akuzuar për ngjarjen, i cili nuk është emëruar, dha dëshminë e tij të parë në gjykatën e Thebes.

Të afërmit e Michalopoulos pritën me orë të tëra jashtë gjykatës duke brohoritur slogane kundër oficerit përgjegjës dhe avokatit të tij.

Një kushëri 18-vjeçar i viktimës tha se ai ishte provokuar shpesh nga policia.

“Policët janë të gjithë racistë,” tha Chatzidiakos për Al Jazeera. “Ne duam drejtësi, që kjo të mos ndodhë më. Janë bërë tre vrasje nga policia në tre vjet. Nëse nuk bëhet diçka për këtë nuk do të ndodhë vetëm me romët, por me shqiptarët, pakistanezët, me të gjithë”.

Policia tha se po ndiqte makinën e drejtuar nga Michalopoulos ku gjendeshin dhe dy adoleshentë të tjerë, prej shpejtësisë së lartë.

Në dëshminë e tij oficeri tha se pasi kishte ndaluar makinën ishte afruar me pistoletë në dorë: “Kisha nxjerrë pistoletën pasi nuk e dija kush ishte brenda apo nëse kishin armë”.

“Kur unë hapa derën ai u përpoq të më merrte pistoletën arma qëlloi padashje”, tha polici.

Autopsia tregon se Michalopoulos ishte qëlluar nga afër, ndërsa të afërmit e viktimës akuzojnë policinë se ka prishur provat duke pastruar vendin pas incidentit të rëndë.

FOTO GALERI
1/2
Baneri i miqve të viktimës Christos Michalopoulos shkruante: “Kur policët vrasin fëmijët tuaj dhe ju do të dilni nga kafazi”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA