Një pikëshi i art i kualifikimit! ‘Zimbru Stadium’ ferr për kuqezinjtë, Sylvinho rrëfen për përballjen me Moldavinë

26/11/2023 21:00

Shqipëria e mbylli fazën eleminatore për Euro24 si kurrë më parë.

Një ndeshje përpara fundit të eliminatoreve pikërisht në Moldavi me një barazim 1-1 duke marrë pikën e duhur që festa të shpërthente kudo, në fushë, në pankinë, në stadium dhe deri tek dhomat e zhveshjes. Por përpara saj Stadiumi Zimbru për stafin teknik dhe lojtarët ishte një ferr.

“Shumë netë kanë kaluar pa gjumë, në Moldavi, kam fjetur dy apo tre orë maksimumi përpara asaj ndeshjeje. U zgjova dhe po haja mëngjes me Dorivën, më pyeti si je? – I thash mirë dhe po shihnim njëri tjetrin pa folur sepse njihemi mirë, ula zërin dhe i thash kam fjetur shumë keq! Çdo gjë në letër përpara asaj ndeshjeje ishte shumë e mirë, udhëtuam shkuam atje dhe të gjitha mendimet ishin që na duhej një rezultat çfarëdolloj, përvecse një humbjeje dhe do të jemi në Europian. Kur mendon të gjtiha këto është normale mos të flesh. Ndoshta kur je mësuar të shkosh e kualifikohesh në nivele të tilla është më e thjeshtë, uroj që Shqipëria pas disa vitesh t’i ketë gjërat shumë më të thjeshta edhe pse të lehtë në futboll nuk ka asgjë sepse duhet të luftosh, por të paktën që jetë e mësuar të kualifikohet dhe ambientuar me Europiane dhe Botëror. Pjesa e parë ishte më e mirë, luajtëm shënuam dhe më pas me kalimin e minutave e gjetëm veten që luanim kundër kronometrit dhe prisnim fundin, në ato kushte është e vështirë të luash futboll. As kontrolli i topit dhe i asgjëje nuk ëshë më e thjeshtë. E di që flitej shumë, mos u shqetësonim, do të bëjmë dhe golin e dytë, luani lirshëm… por këto janë fjalë, nuk është kështu në fushë. Shpenzuam shumë energji atje, por e merituam të riktheheshim në Shqipëri me kualifikimin me vete”- tha tekniku i kuqezinjëve për “Exclusive”.

72 orë pas kësaj feste një tjetër i priste në Tiranë. Ashtu si edhe në 2016-n kuqezinjtë u kualifikuan jashtë vendit, atëherë në Armeni por në ndeshjen e fundit dhe në këtë edicion, në Moldavi, por që ishte për t’u luajtur edhe një ndeshje e konceptuar si festë përballja me Ishujt Faroe skuadrës më të dobët për nga pikët në grup dhe nga euforia që rrethoi të gjithë ambientin nuk shpëtuian as lojtarët të cilët me një ndeshje modeste siguruannjë tjetër objektiv luksi, atë të vendit të parë në grup. Megjithatë festën ne e perceptojmë ndryshe dhe pritshmëritë e goleadës sollën edhe një lloj zhgënjimi.

“Unë mendoj se Shqipëria, futbolli ashtu si thuhet këtu në vendin tuaj, duhet të rritet ngadal ngadalë. Apo avash avash si thoni ju. Në kuptimin që ne vërtet arritëm një objektiv shumë të madh. Bëm një punë shumë e madhe, ne dhe të gjithë lojtarëve, por tani është etapa e dytë, ne jemi Shqipëria, që do të luajmë në finalet e Eueropianit 2024, por si fillim ne duhet të ambientohemi, të luajmë turne të këtij niveli. Europian, Botëror, prap Europian dhe kështu me radhë”- tha Sylvinho për “Exclusive”.

Tekniku i kuqezinjëve ka qenë pjesë e fushatës eliminatore të kombëtares së brazilit në 2018-n dhe në finalet e Botërorit të Rusisë, por sigurisht me atë skuadër kualifikimi është më i thjeshtë.

“Vërtet me Brazilin është më e thjeshtë është e drejtë, pasi është një tjetër nivel skuadre, por sa na përket ne, ne duhet të fillojmë të ambientohemi me këto gjëra. Që edhe njerëzit ta shohin skuadrën tonë, sigurisht ngadalë ngadalë që po kualifikohet shohin grupin. Ne vërtetë jemi një skuadër e fortë e organizuar gjë që nuk është e e thjeshtë, por nuk dueht të fillojmë të mendojmë që do të shkojmë atje e të barazojmë me Francën, apo të fitojmë me Anglinë 2-0. Nuk është kështu futbolli. Ne duhet të zhvillohemi, të rritemi së bashku, por dalëngadalë dhe me mbështetje. Nuk mund të zgjohemi një ditë në mëngjes të luajmë me Francën, Gjermaninë apo Brazilin dhe të futemi si të barabartë, duhet të kuptojmë që na duhet të rritemi me qetësi dhe ngadalë, megjithatë me një mbështetje të madhe nga tifozeria besoj se mund t’ja dalim”- u shpreh Sylvinho.

“E kam shijuar ashumë këtë periudhë, nga këndvështrimi i trajnerit lojtarët kanë bërë gjithcka në mënyrë perfekte. Djemt i kuptuan menjëherë idetë dhe mentalitetin tonë dhe paraqitja e shumicës prej lojtarëve ka qenë e mirë. Kishte lojtarë që ne i besuam që në fillim dhe shkuan ashtu siç e kishim menduar si Asani, apo Mitaj e filluan si rezerva e më pas si startuers të rregullt, por në përgjithësi të gjithë ishin perfekt. Krijuam menjëherë një frymë grupi dhe kjo ishte pika jonë më e fortë dhe që na solli kualifikimin në europian. Jemi të vetëdijshëm që disa lojtarë luajtën më shumë se të tjerët, por në futboll të gjithë e dijmë që nuk është një cështje individualistësh por çështje ekipi”- tha ndihmës trajneri i kombëtares, Pablo Zabaleta për “Exclusive”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA