Fundjava ka sjellë mot të ftohtë në të gjithë Gadishullin e Ballkanit.
Mediat lokale në Bullgari njoftojnë për më shumë se 1000 rajone të mbetura pa energji elektrike në fundjavë për shkak të motit të ftohtë, erërave të forta dhe reshjeve të mëdha të shiut e borës në disa zona.
“Në Sofje, furnizimi me energji është ndërprerë për shkak të dëmtimit të linjave elektrike”. Po ashtu, për shkak të dëmtimit të linjave elektrike, është pezulluar lëvizja e trenave të pasagjerëve nga qyteti i Varnës në Detin e Zi në Sofje.
Disa fluturime ndërkombëtare u anuluan në aeroportin e Varnës. Gjithashtu është raportuar për vonesa në fluturimet e aeroportit të Sofjes.
Më së shumti nga reshjet e dendura të borës u godit Verilindja e Bullgarisë, ndërsa 4 rajone shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.
Mediat vendase thonë se shumë rrugë janë të pakalueshme për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ndërkohë që rrugët kryesore në malet e Ballkanit u mbyllën përkohësisht për qarkullim.
Top Channel