Inter, me Lautaro Martinez dhe Thuram në Derbin e Madonninës? Një dyshe sulmi ‘thuajse e re’ 12/11 12:23
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar shtyrjen e dy ndeshjeve të xhiros së 15-të të Superligës që ishin të planifikuara për t’u zhvilluar këtë të shtunë.
Në njoftimin e FFK-së theksohet se këto ndeshje do të luhen të hënën, në orën 15:00.
Duelet Fushë Kosova – Dukagjini dhe Feronikeli ’74 – Liria nuk mund të zhvilloheshin për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe fushave të rënduara në Lipjan dhe Drenas.
Nuk ka ndryshime në kalendar për ndeshjen e planifikuara të dielën t Prishtina – Drita dhe Gjilani – Llapi. Komisioni i Garave ka kërkuar nga klubet nikoqire që të jenë vigjilente për mirëmbajtjen dhe pastrimin e fushave./ Super Sport
Top Channel