Foto Ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e njohur si Ura e Cenit në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në afërsi të shinave të trenit. Gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, Marjan Kola ka plagosur me armë zjarri  35-vjeçarin Tonin Ndreca, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes ndërsa është shpallur në kërkim.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA