Salernitana gjeti fitoren e parë sezonale, teksa ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1 me përmbysje ndaj Lazios, në sfidën e vlefshme për javën e 13 të kampionatit italian.
Skuadra e drejtuar nga Filippo Inzaghi, e cila pozicionohet në vendin e fundit të renditjes, kishte dhënë shenja rikthimi te fitorja ndodhi vetëm pasditen e sotme në Salerno.
Kryeqytetasit e Lazios e nisën mirë sfidën dhe mbyllën pjesën e parë në avantazh minimal 0-1, falë golit të shënuar nga sulmuesi tashmë veteran, Ciro Immobile.
Megjithatë vendasit reaguan fuqishëm në pjesën e dytë dhe rikthyen baraspeshën me Castanos në të 55-ën dhe një ish si Candreva, në të 66-ën, duke vendosur shifrat 2-1, të cilat mbetën të pandryshuara deri në vërshëllimën finale.
Kjo fitore lë sërish në vendin e fundit Salernitanën, port ani shumë më pranë skuadrave të pozicionuara para saj. Nga ana tjetër, Lazio mbetet në kuotën e 17 pikëve, përkohësisht në vendin e 10 dhe larg zonës Champions./ Super Sport
Top Channel