Cristiano Ronaldo prej më shumë se 20 vitesh është në majat e futbollit botëror teksa frymëzon edhe shumë të rinj që të ndjekin rrugën e tij.
Një nga lojtarët që mesa duket është rritur duke ndjekur paraqitjet e portugezit është edhe Nicolas Jackson, sulmuesi që aktivizohet me Chelsean në Premier League.
Së fundmi, 22-vjeçari zbulon se në fëmijërinë e tij mbante gjithmonë veshur një fanellë të Ronaldos, por jo atë origjinalen pasi ajo kushtonte shumë dhe ai nuk mund ta përballonte çmimin e saj.
“Gjatë fëmijërisë dhe në rininë time unë adhuroja shumë Cristiano Ronaldon. Kisha emrin e tij në një fanellë që e vishja gjithnjë. Por, nuk po flas për fanellën origjinale të tij pasi ajo kushtonte shumë.
Unë kisha shkruar numrin shtatë dhe emrin e Ronaldos në një bluze time, është diçka që e kam bërë gjatë fëmijërisë”, u shpreh Jackson, i cili duket se vazhdon ta adhurojë CR7 pasi në këtë sezon pas një goli të shënuar me Chelsean, kopjoi mënyrën e të festuarit të portugezit./SuperSport
Top Channel