Lajmet e këqija duket se nuk kanë të mbaruar për klubin e Paris Saint-Germain.
Në një deklaratë për mediet, klubi parizien bën me dije se për shkak të ndeshjeve të kombëtareve ka humbur dy lojtarë.
Mbrojtësi Marquinhos pati një problem në kofshën e majtë në ndeshjen e Brazilit me Argjentinë dhe do të mungojë për të paktën 10 ditë, duke humbur ndeshjen delikate kundër Monaco dhe atë kundër Newcastle në Champions League. Ndërsa talenti francez Warren Zaire-Emery nuk mund të kthehet te PSG-ja para vitit 2024.
“Marquinhos do të duhet të pushojë për të paktën 10 ditë pas problemit të shfaqur në kofshën e majtë. Ndërsa Warren Zaire-Emery pas ndrydhjes së pësuar në kyçin e këmbës së djathtë do të duhet të marrë veten deri në merkaton e dimrit”, thuhet në komunikatën e klubit parizien. /Supersport
Top Channel