Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes ndaj Rayo Vallecano-s, foli në veçanti për çështjen “Lewandowski-Yamal”.
Xavi theksoi se sipas tij ajo është gjë normale, pasi sipas teknikut të katalanasve zënkat ndodhin në futboll.
“Mendoj se ajo që ndodhi mes Robert-it dhe Lamine-s është një gjë normale, më ndodhte shpesh edhe mua kur isha lojtar, debatoja me Puyol, Valdes, Villa, Leo… Mund t’i hidhni një sy arkivit të gazetave. Më kujtohet një debat me Valdes-in në Almeria.”-deklaroi ai.
Xavi Hernandez siguroi se kjo situate: “ndodh kudo në çdo vend pune, por ne nuk i japim rëndësi në vënde të tjera. Lewandowski është një nga lojtarët që i ndihmon shumë shokët e skuadrës dhe është shumë i vendosur për ta bërë Lamine një futbollist të madh”.
Top Channel