Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se perëndimi ka një monopol “të rrezikshëm” ndaj inteligjencës artificiale prandaj Rusia duhet të konkurrojë me teknologjinë “e njëanshme” robotike perëndimore, me forcat e saj.
Lufta për Inteligjencën Artificiale është intensifikuar që prej nisjes së sistemit gjenerues ‘chatbot ChatGPT’ vitin e shkuar, ku Rusia e Kina po shpenzojnë për të rivalizuar dominimin e SHBA në sektor.
Por megjithë investimet, Lindja duket se nuk po tërheq shkencëtarët e nevojshëm kompjuterikë, dhe sanksionet ndaj Rusisë e panë penguar në marrjen e teknologjive të fundit.
Putin shtonte në konferencën e Moskës: “Ne e dimë mirë se programet perëndimore të kërkimit në rrjet, ashtu si dhe disa prej atyre të inteligjencës artificiale funksionojnë në mënyrë selektive, të njëanshme”.
“Ato nuk përfshijnë kulturën ruse dhe shpesh mundohen ta fshijnë ose ta fshehin. Shumë nga sistemet trajnohen për të dhënat perëndimore dhe tregun perëndimor”, tha ai.
“Dominimi monopolistik i kësaj fushe brenda Rusisë është i papranueshëm, i rrezikshëm dhe si rrjedhimi patolerueshëm”, tha Putin.
Industria ruse e teknologjisë ka mbetur prapa prej ofensivës ushtarake të Moskës në Ukrainë.
Shumë specialistë IT janë larguar nga vendi për të shmangur mobilizimin e mundshëm në front ndërsa sanksionet perëndimore kanë ndaluar kalimin e aparateve.
Top Channel