Komuniteti i kërcënuar afrikan, ku gratë flenë me vizitorët për t’i ‘mirëpritur’ (fotot)

24/11/2023 16:45

Këto gra fisnore në jugperëndim të Afrikës kalojnë ditën duke mjelë kafshët e tyre e duke u kujdesur për fëmijët, ndërsa kur vijnë vizitorë në shtëpi ato duhet ‘të shkojnë në shtrat’ me ta për t’i mirëpritur.

Fiset gjysmë nomade Himba banojnë në shkretëtirën ne veri të Namibisë dhe arrijnë në një popullatë prej 50,000 personash që jetojnë në stil tradicional gjuetarësh dhe mbledhës të ushqimit.

Burrat kujdesen për fermën, kullotjen e kafshëve dhe gjuetinë.

Ndërsa gratë e vajzat kryejnë punët më të mëdha si mbledhjen e druve të zjarrit, mjeljen e lopëve ose detyra të tjera që u japin bashkëshortët e tyre.

Bashkëshportët konsiderohen komandues të grave të tyre dhe ato duhet të binden, edhe nëse ai i kërkon të presin në shtrat vizitorët.

Gratë raportohet se nuk duhet të bëjnë detyrimisht seks me vizitorin por duhet të flenë në një dhomë me të në shenjë mirësjelljeje.

Wode Maya, një komentues i njohur në YouTube nga Gana, vizitoi fisin dhe shpjegonte sesi funksionojnë zakonet e tyre.

“Kur vjen një vizitor në shtëpi, burri tregon vlerësimin duke i lënë gruan të ftuarit për të kaluar natën, teksa ai vetë fle në një dhomë tjetër”.

“Në rast se nuk ka dhomë tjetër, burri fle përjashtë”, shton eksploratori.

Një prej anëtarëve të fisit i shpjegonte atij: “Kultura Himba është ndryshe, kjo nuk është për të bërë gruan të të tradhtojë por për të trajtuar sa më mirë vizitorin”.

Tradita besohet se është trashëguar prej shekujsh dhe thuhet se “sjell avantazhe” për komunitetin, duke reduktuar xhelozinë e duke krijuar ‘marrdhënie të lumtura e të shëndetshme’.

Mesatarisht burri Himba ka dy gra, të cilave kërkohet të jenë të bindura ndaj kërkesave të tij.

Por tashmë influencat perëndimore janë përhapur dhe në Namibi, dhe më të rinjtë Himba kanë nisur të turpërohen nga zakonet e vjetra.

Banori Himba, Owen Kataparo, tha për rrjetin BBC se jeta ka ndryshuar dhe burrat po largohen nga komuniteti, kanë ndryshuar stilin e veshjes dhe kanë nisur të punojnë në qytete.

“Kur ne i çojmë fëmijët në shkollë ata nisin të turpërohen nga zakonet tona, ata nisin të mendojnë se të tjerët flasin për ta sepse nuk janë shumë të bukur”.

Krerët e komunitetit thonë se fëmijët Himba po përgatiten për një tjetër stil jetese, duke dëshiruar të bëhen mësues, doktorë apo të punojnë për qeverinë.

Ai pranon se influencat perëndimore kanë trazuar jetesën e shumë fiseve tradicionale vitet e fundit.

FOTO GALERI
1/5
Fiset gjysmë nomade Himba jetojnë në shkretëtirën ne veri të Namibisë dhe arrijnë në një popullatë prej 50,000 personash

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA