Kim Kardashian thotë se ‘qau’ ku Robin Williams tallej me fustanin e saj në Met Gala (fotot)

24/11/2023 17:43

Kim Kardashian njihet për shfaqjet e saj të guximshme në sektorin e modës teksa nga momentet më të shënuara për të kanë qenë paraqitjet në mbrëmjen e përvitshme Met Gala në New York, ku gruaja e famshme nga ‘reality TV’ ka veshur fustane të ngjashme me ato të Marilyn Monroe apo dhe veshje të pakuptimta si një mblesë të zezë nga koka të këmbët për grupin e kontestuar Bal3nciaga.

Por në paraqitjen e saj në Met Gala 10 vjet më parë Kim bashkë me ish-bashkëshortin Kanye West, veshja e saj nuk duket se u përmend për mirë.

Ajo ishte shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit North West, dhe asokohe zgjodhi një fustan me motive florale dhe qafë të lartë nga stilisti Givenchy.

Por në një nga episodet e programit ‘reality” ‘The Kardashians’, Kim pranon se asokohe kishte pasur kritika të shumta për paraqitjen.

“As mua nuk më pëlqente ai fustan,” thotë bija e saj North për fustanin me lule të së ëmës në 2013.

Shumë të tjerë nuk e kishin pëlqyer por vetë Kim thotë se ishte ‘shumë i bukur.’

Një prej kritikëve online të veshjes ishte dhe aktori i njohur Robin Williams i cili kishte postuar një foto të Kim atë natë dhe të personazhit të tij të famshëm zonja e moshuar Doubtfire që mbante një fustan të ngjashëm, ndërsa i ndjeri Robin shkruante në koment: “Mendoj se asaj i rrinte më mirë!”

Duke kujtuar komentet e atëhershme 43 vjeçarja Kim, thotë se e kishte bërë për të qarë.

“Unë qava kur Robin Williams tallej me mua dhe shkruante se cila e mbante më mirë, unë apo zonja Doubtfire,” tha ajo.

Bija e saj North e ka kritikuar dhe herë të tjera të ëmën për veshjen siç ishte rasti i një veshjeje me perla të shumta nga Schiaparelli, për të cilat e bija tha: “Kishte shumë hapësira mes perlave, ajo dukej si një vajzë nga Hawai me fustanin e grisur”.

Ajo shtonte se perlat dukeshin të rreme por Kim insistonte se ishin të vërteta dhe shumë të kushtueshme.

FOTO GALERI
1/3
“Unë qava kur Robin Williams tallej me mua dhe shkruante se cila e mbante më mirë, unë apo zonja Doubtfire," tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA