Një grua nga Melburni është tronditur pasi pa diçka të çuditshme në dyshemenë e shtëpisë së saj.
Hannah Sycamore publikoi foto të dyshemesë në rrjetet sociale, për të kuptuar se çfarë po ndodh, por shumë ekspertë u hutuan nga pamjet.
Në foto shihet dyshemeja e mbuluar me një rrjetë të zezë të çuditshme që i ngjan rrënjëve të pemëve, raporton Daily Mail.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale u hutuan dhe disa u tmerruan nga pamjet. Disa sugjeruan se mund të ishte një lloj myku ose ndonjë lloj rrënjë peme, por ata nuk mund të arrinin në një përfundim.
“Kjo është diçka e re edhe për mua. Sigurisht që nuk duket si një myk tradicional. E vetmja gjë që di që duket disi e ngjashme janë rhizomorphs Armillaria (një sëmundje e kërpudhave), por kjo nuk ka shumë kuptim”, tha eksperti nga Herbarium shtetëror në Brisbane.
Elizabeth Aitken, një profesoreshë e patologjisë së bimëve pranë Universitetit Queensland, u shpreh se se dukej si një rhizomorphs.
Heike Neumeister-Kemp, kryemikologu në Mycolab, tha se ishte padyshim një micelial i kërpudhave.
Armillaria është një sëmundje kërpudhore që transmetohet midis bimëve me kontakt me rrënjë, ndërsa rhizomorpha është një gjini kërpudhash.
Top Channel