Triumfi me filmin “Sinners”, Michael B. Jordan fiton çmimin për aktorin më të mirë në Oscar
Mes kenioneve të famshme të rajonit kurd ne veri të Irakut, gjendet dhe kjo qytezë e çuditshme e ndërtuar në majën e asaj që sot njihet si “mali i prerë”.
Rawandoz ndodhet në verilindje të Kurdistanit, pranë kufirit me Iranin dhe Turqisë.
Por megjithë format e habitshme të relievit vendor të mbushur me kenione, ende nuk ka një shpjegim sesi qyteti është ndërtuar në rrafshin e kësaj strukture të lartë natyrale, që lidhet me nivelin e tokës me anë të 5 kalimeve të lashta. Vendasin e quajnë zonën ‘mal i rrafshuar’ por gojëdhanat vendase thonë se ajo mund të jetë një “trung i lashtë peme gjigante.”
Rrjedhimisht qyteti është i rrethuar nga një humnerë me pamje nga malet madhështore.
Vizitorët e zonës shijojnë prej kohësh kenionet dhe ujërat e furishme të zonës, siç është ujëvara Gali Ali Beg, rreth 2-orë larg me makinë nga qyteti i Erbil.
Rezortet frekuentohen gjatë verës teksa në vjeshtë e dimër bien ndjeshëm.
Dhe në fakt ujëvara e Gali Ali Begis shfaqet dhe në monedhën irakeve prej 5,000 Dinar.
Më tej panorama merr forma dramatike me lumenj gjarpërues dhe ulje-ngritjet e kenioneve.
Mes tyre do të gjeni produktet e çmuara të vendasve si shitës mjalti e frutash që vlerësohen nga vizitorët e paktë.
Top Channel