Pengmarrës e përdhunues godasin vazhdimisht emigrantët në korridorin e xhunglës latine drejt SHBA (fotot)

23/11/2023 16:52

Teksa numra rekord emigrantësh të dëshpëruar vendosin të kryejnë rrugëtimin e rrezikshëm nga Kolumbia drejt Panamasë, grupet e bamirësisë thonë se po trajtojnë gjithnjë e më shumë të mbijetuar dhune apo dhune seksuale, përfshi dhe të mitur.

Banditë të armatosur po shfrytëzojnë numrat rekord të njerëzve që kalojnë në korridorin e njohur si Darién Gap – shtegu i xhunglës rreth 100km i gjatë që lidh Kolumbinë me Panamanë, për të grabitur apo përdhunuar emigrantët, shkruan grupi Médecins Sans Frontières (Mjekët Pa Kufij).

Organizata tha se ka trajtuar më shumë se 300 të mbijetuar të dhunës seksuale këtë vit, pasi ata kishin arritur në Panama.

Ata nxisnin autoritetet në Panama e Kolumbi të dislokonin prezencë sigurie në xhungël për mbrojtjen e emigrantëve.

“Ka pasur njerëz të rrahur e të përdhunuar,” tha një grua nga Venezuela për grupin e bamirësisë, duke shtuar se njerëzit që përpiqeshin të ndihmonin viktimat dhunoheshin nga banditët e armatosur.

Ngjarjet dramatike të xhunglës Darién kanë mbajtur shumë njerëz larg saj teksa me pak rrugë pa prezencë të shtetit, bandat e trafikut janë ato që vendosin ligjin në zonë.

36 njerëz besohet se kanë vdekur sivjet në pyjet e xhunglës, shumica e të cilëve të rrëzuar në humnera apo në lumenjtë vendas.

FOTO GALERI
1/3
Banditë të armatosur po shfrytëzojnë numrat rekord të njerëzve që kalojnë në korridorin e njohur si Darién Gap – shtegu i xhunglës rreth 100km i gjatë që lidh Kolumbinë me Panamanë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA