Me veshje të bardha laboratori dhe mbulesa në kokë Presidenti francez Emmanuel Macron ishte sot në impjantin e prodhimit farmaceutik Novo Nordisk në Chartres, jugperëndim të Parisit para marrëveshjes së investimit 2.1 miliardë euro.
Franca thotë se do të investojë në zgjerimin e impjantit farmaceutik për të prodhuar një mjekim kundër obesitetit.
Novo Nordisk është aktualisht kompania më e vlerësuar e Bashkimit Evropian, prej prodhimit të mjekimeve anti-diabet dhe ato për rënien në peshë, shkruan rrjeti AFP.
Novo Nordisk thotë se do të investojë më shumë se 15 miliardë krona daneze ($2.3 miliardë) në impjantin ekzistues, për të rritur kapacitetet, sipas tyre “pas rritjes së kërkesës për mjekime inovative”.
Kompania thotë se ‘ka zbuluar se mjekimi i saj Semaglutide, i krijuar për diabetin, është gjithashtu efektiv kundër obesitetit’.
I etiketuar me emrin Wegovy në SHBA, Danimarkë, Norvegji e Gjermani, mjekimi raportohet se “stimulon sekretimin e insulinës duke vepruar se shuajtës i urisë”.
Zhvillimi vjen teksa financierët e Goldman Sachs, parashikonin muajin që shkoi se tregu i mjekimeve kundër obesitetit deri në vitin 2030, do të rritet me më shumë se 10 herë.
Prej viteve 1975 çuditërisht ratat e obesitetit në botë janë më shumë se trefishuar.
Vetëm në SHBA, ekspertët presin që 15 milionë të rritur të kërkojnë mjekime kundër obesitetit deri në vitin 2030, sipas Goldman, duke identifikuar si prodhues kryesorë Novo Nordisk, e rivalin Eli Lilly./AFP/
Top Channel