Vijon saga e përgjimeve të grupit kriminal që ra në rrjetën e SPAK, ku përmes aplikacionit “Sky” komunikonin për trafikim kokaine, planifikimeve për vrasje, larje hesapesh dhe jo vetëm.
Pas zbardhjes së përgjimeve për porositjen dhe transportimin e kokainës nga Brazili drejt BE-së, planifikimin e vrasjes së vëllezërve Nela, në dritë del edhe rasti kur kërcënohet një punonjës i Shërbimit Informativ. Grupi komunikonte me telefona të posaçëm, por disa prej celularëve u kapë në doganë.
Më datë 9 shtator 2020, Ismail Zeneli komunikon me Bujar Ajetin dhe i kërkon adresën e “Mulit” për t’i dërguar telefonat që kanë diskutuar.
“A je mirë, a ma jep adresën e Mulit ti nis telat, ose pja nis Bashkimit në Tiranë. Le sa ja marr vet pra, ja nis Bakes, do të nis tre telefona, ore Bakes urimit do ja nis.”
Sipas dosjes së zbardhur nga Web Top Channel, Muli dyshohet të jetë shtetasi Flamur Hasan Sadria, kunati i Bujarit. Ndërkohë Ismaili i nis telefonat tek vëllai i Bashkim Sadrisë të cilit në mesazhe I referohet me emrin “Bakja”. Por, në datën 19 shtator, Zeneli e njofton Ajetin se telefonat e kriptuar me Chiphr kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor.
“O mik si t’kam, nuk të kam than gjo se tu prit ha sot ha nesër për tel…I ka bllokue dogana mik…E për at punë…S’mund të kam than gjo…Jan tel në Shqipni o mik po i ka maj dogana.”
Në orën 16:31, Zeneli komunikon me përdoruesin V40G80 duke i dërguar mesazh zanor dhe i tregon rreth një ngjarje që ka ndodhur këtë ditë, ku Bujar Ajeti ka ndaluar funksionar të agjencive ligj zbatuese dhe e ka kërcënuar.
“…Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti q* fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, rob*, e ke bo i dom i thash, e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash..Atëherë gjasme kishte hap kofanon sikur po ishte tu i shit makinën me i hotel ai Luani, me të i thash hë më ça bone u lodhe a mirë, aaa ça je tu bo i tash, hiç vlla ja kena kohë, po ti prej ka je më i them ktyne, mos prej Tirane, thash o Luan po çdeshe kshu motërq* ti, se kam për të ja u q* gratë thuj i ash, o ai u çu, o ti q* motrën tash mos e hap gojën hiç thash, s’lash gjo pa i thon robq* thash….”.
Lidhur me këtë episod, veprimet e Bujar Ajeti përshkruhen edhe nga Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023.
Në datën 29 shtator Ismaili i shkruan Bujar Ajetit dhe i tregon që telefonat i ka Bashkimi dhe duhet të shkojë ti marrë në Bathore. Më pas i shkruan “Jepi drejtim mik. Mos ta nin, ti e di më mirë se unë. Shyqyr që i ke gjet, në dorën tende si për vete tani. E di pz veç më kallzo shpenzimet dhe mos ta nin për sa te kesh nevoj. Po të erdh mundësiaa…O të lumtë goja mik, natën”.
Ismail Zeneli diskuton lidhur me faktin që dy vëllezërit Nela nuk kanë ardhur në Shqipëri, kjo e evidentuar edhe ne komunikimet e dates 29.10.2020 ora 23:27:58 ku ai i dërgon fotografi të sistemeve TIMS, E-Gjoba dhe fotografi të personave nga TIMS, për levizjet e Albert dhe Edmond Nela, të cilët nga verifikimet në TIMS rezulton që në periudhën që Ismail Zeneli dërgon fotografi, ata ndodhen jashtë shtetit.
Albër Nela rezulton të ketë ardhur në Shqipëri vetëm një ditë pas këtij komunikimi më datë 30 shtator, ndërsa Edmondi ishte ende jashtë. Në datën 24, Ismail Zeneli komunikon me përdoruesin e paidentifikuar THOZQH, ku i kërkon që të interesohet për vëllezërit Nela tek një funksionar shtetëror.
“Shko ma tako qat shiksin e Durrësit për ndonjë informacion.. për ata robq* (i dërgon edhe fotografitë) shif mos i kam në Durrës, t’i gjej noj adresë nonës atyre, shko ma tako. Sa të kërkoj thuj veç na kalo të dhëna”.
Kërkimet e Ismail Zenelit vijojnë deri në Angli, ku interesohet të marrë informacion për automjetet apo banesat që përdorin vëllezërit Nela për të cilët thotë se i ka armiq.
Ismail Zeneli i ka derguar Besmir Muratit mesazhet: “Dajlok…Ngjo……Me të dhan emër e mbiemër e noshta pasaporta num… A ke noj anglez që munet me gjet ku jetojnë këtë armiqt e mi. Janë në Luten po me pa noj rob. Edmond Nela, Albert Nela, po në pasaport e ka Edmund. Noj makin që lëvizin. Mos fol me kan edhe mos i përmend emrin kuj, kupton të mikut tim B… se e njohin. Unë e i nuk njihna po të pyeti kush gjo. Pse edhe ata atje rrijnë. Krejt njerëzit e ktyne. Por noret tane mos fol me kan…Dajlok…Po shif se ne Luton jetojnë 100%.
Këmbëngulja e Ismailit për të mos përmendur njohjen mes tyre është se në rast se personi që do pyesë për vëllezërit e njeh Isamilin, Nelat do të vijën në dijeni që janë në shënjestër.
Hyn në lojë Dedan Gjoni, shef komisariati
Më datë 7 shkurt 2021 Artan Sulejmani kërkon të takojë Gjonin: “Shife ma bën një takim me atë qerosin o djalok se dua ta takoj. Foli njëherë të dalë e të më takojë patjetër, hajd. Ndaç po qe të puna në Elbasan”. Ndërkohë Zeneli ka vënë në dijeni Ajetin se do të takojë një punonjës policie për të marrë informacion dhe Bujari kërkon të dijë se çfarë ka mësuar.
Më 8 shkurt, Ismail Zeneli komunikon me Dedan Gjonin ku i kërkon të dhëna lidhur me targat e makinave të vellezërve Nela. Dedan Gjoni me kodin DMi6CF i shruan përdoruesit JTDOFN, i identifikuar si Artan Sulejmani. Ky i fundit kërkon edhe një patentë për mjete lundruese, me të cilën do merret Dedan Gjoni.
“Bëje foton për pass…De ta bëjmë patentën” dhe më vonë i shkruan “Ckemi kapiten....”- duke i konfirmuar se patenta është gati.
Më 9 shkurt Ismail Zeneli dhe Bujar Ajeti shkojnë në Elbasan të takohen me Dedan Gjonin, i cili në atë periudhë ka qenë i punësuar në Drejtorinë Vendore të policisë së Elbasanit. Zeneli ka hyrë në zyrën e Dedan Gjonit dhe ka marrë informacion nga Tims lidhur me vëllezërit Nela.
Në bisedat në vijim, ata i vihen pas motrës së vëllezërve Nela, pasi zbuluan se kjo e fundit kishte shkuar në Kukës dhe përmes saj, mund të zbulonin edhe vendndodhjen e shënjestrave. Më 14 shkurt, Ismail Zenel duke përdorur Q3QNV9 komunikon me perdorusin e Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Ky i fundit i thotë që bashkë me bashkëshorten e tij ka kërkuar adresat e vëllezërve Nela. “Fle o mik…Se do marr nusen. E do mi gjeje adresar se asaj i vjen dorësh për këto adresat”. Më vonë i tregon se ka gjetur një adresë në Laprakë pranë spitalit.
Më 18.02.2021 në orën 10:14:43, Ç4RE2 komunikon me Q3QNV9 dhe i kerkon që që komunikoje më shpesh me Dedan Gjonin.
“Lidhu sa ma shpesh me atë policin…Të na tregojë. Ky i martumi ka rrezik vjen ma shpesh”-thuhet në dosjen e përgjimeve.
“Kemi gjë ne terezi…Ore këtë do e mbaroj unë…Pa merak. Ishalla shkon mbarë”-thotë Gjoni duke iu referuar gjetjes së adresave.
Më 20 shkurt Dedan Gjoni komunikon me Ismail Zenelin ku diskutojnë rreth adresës së bashkëshortes së njërit prej vëllezërve Nela. Më pas Dedan Gjoni dyshohet se i tregon për një lajm ku janë kapur rreth 2-3 ton kokainë.
Lexo edhe:
Top Channel