Ligjvënësit e BE-së ranë dakord të mërkurën të hartojnë rregulla që kërkojnë nga Google, Meta dhe shërbimet e tjera online të Alphabet të identifikojnë dhe heqin pornografinë e fëmijëve në internet.

Draft rregullorja mbi materialin e abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM), i propozuar nga Komisioni Evropian vitin e kaluar, ka qenë një mollë sherri midis mbrojtësve të masave të sigurisë në internet dhe aktivistëve të privatësisë, reaporton, Reuters.

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian doli me propozimin “CSAM” pasi sistemi aktual i zbulimit dhe raportimit vullnetar nga kompanitë doli të ishte i pamjaftueshëm për të mbrojtur fëmijët. Ligjvënësit e BE-së duhet të përpunojnë detajet përfundimtare me shtetet anëtare përpara se drafti të bëhet legjislacion në një proces që mund të finalizohet vitin e ardhshëm.

Legjislacioni i propozuar detyron shërbimet e mesazheve, dyqanet e aplikacioneve dhe ofruesit e aksesit në internet të raportojnë dhe heqin imazhet dhe videot që tregojnë abuzimet me fëmijët.

Një Qendër e BE-së për Abuzimin Seksual të Fëmijëve do të ngrihet për të vepruar si një qendër ekspertize dhe për t’ia përcjellë më pas raportet policisë.

Për të shmangur mbikëqyrjen masive, ligjvënësit e BE-së përforcuan urdhrat e zbulimit për të lejuar autoritetet gjyqësore të autorizojnë urdhra me kohë të kufizuar për të gjetur dhe fshirë këto video të kategorizuara si “CSAM”.

Këto urdhra mund të lëshohen vetëm nëse ka baza të arsyeshme dyshimi për abuzim seksual të fëmijëve.
Kompanitë do të jenë gjithashtu në gjendje të zgjedhin teknologjinë e përdorur për të zbuluar shkelje të tilla, për sa kohë që kjo i nënshtrohet një auditimi të pavarur publik.

Top Channel