Shqiponja ‘rikthehet’ në vendlindje, Elton Ilirjani fotosesion në Tepelenë

22/11/2023 18:06

Elton Ilirjani ka zhvilluar një fotesesion në Tepelenë, ku mori vëmendjen me veshjen e tij si shqiponjë.

Në fotot që ka shpërndarë, modeli pa gjini, sikurse ai e identifikon veten, duket me fustanellën e bardhë, jelekun e kuq dhe krahët e zinj të shqiponjës dykrenare, simbol i vendit tonë.

Veshjen, biznesmeni me origjinë shqiptare, e ka kompletuar me grimin dhe flokët të lyera kuq e zi.

Elementi më i rëndësishëm në fotot e tij, është natyra, teksa ka pozuar pranë disa urave e monumenteve të qytetit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel