Po mbyteshin, rojet bregdetare shpëtojnë 40 emigrantë pranë brigjeve të Lampeduzës!

22/11/2023 13:53

Nuk ka të ndalur vërshimi i emigrantëve të paligjshëm drejt brigjeve italiane

As rreziku i humbjes së jetës nuk i zmbraps klandestinët që vazhdojnë të mësyjnë vendin fqinj. 40 vetë arritën të shpëtonin rojet bregdetare italiane mbrëmjen e djeshme pranë Lampeduzës që kishin mbetur në mes të detit me mjetin e lundrues ku ndodheshin. Ata thanë po kështu se një vogëlushe vetëm dy vjeçe, e cila u gjet pa shenje jetë, nuk u arrit të ringjallej, pavarësisht përpjekjeve e ndihmës së dhënë aty për aty.

Mbërritjet e pareshtura të klandestinëve në Lampeduza i kanë vendosur përpara një sprove të vështirë autoritetet italiane, të cilat janë detyruar ta mbajnë vetë mbi supe këtë peshë, që vende të tjera të Europës nuk e ndajnë me të. Në muajin shtator, Franca doli hapur me deklaratat se Franca nuk do ta pranonte asnjë emigrant që shkon atje nga Lampeduza italiane.

Deklarata e ministrit të brendshëm francez, Gerald Darmanin erdhi pak pasi ishulli mesdhetar kishte regjistruar një rekord emigrantësh. E gjithë situata shtyu dhe vetë kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen të udhëtonte vetë drejt ishullit.

Marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë ndërkohë për ngritjen e dy kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe në Shëngjin, e cila u miratua edhe në Këshillin e Ministrave, u fut sot në rendin e ditës në komisionin e Ligjeve dhe duhet shqyrtuar brenda datës 22 dhjetor.

Top Channel