Dy punonjës të Policisë së Kosovës janë plagosur, pasi patrulla e tyre iu përgjigj informacioneve për një grabitje që ishte duke u zhvilluar në një argjendari në Suharekë.

Ata ndodhen në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Grabitja në argjendarinë në Suharekë u raportua në polici në orën 15:45 të ditës së sotme.

Deri më tani katër të dyshuarit e armatosur janë në arrati, kjo pasi arritën të largohen nga vendi i ngjarjes me një automjet të pasagjerëve.

Policia ka vendosur pika të kontrollit për te kapur katër të dyshuarit për vjedhje në një dyqan argjendarie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA