Annabel Giles, prezantuesja e njohur britanike e programit ‘reality TV’ “I’m a Celebrity” ka vdekur vetëm disa muaj pas diagnostikimit me kancer në tru, njoftonin sot fëmijët e saj.
Në deklaratën e fëmijëve të 64 vjeçares jepej lajmi tragjik: “Me zemër të rëndë njoftojmë vdekjen e nënës tonë të mrekullueshme, Annabel Giles, e cila ndërroi jetë dje në shtëpinë e kujdesit në Hove. Në korrik nëna ishte diagnostikuar me Glioblastoma, një tumor agresiv i trurit”.
“Në katër muajt që vijuan, ajo tregoi forcë e vendosmëri duke kryer kirurgji dhe shumë terapi rrezesh që fatkeqësisht nuk shërbyen. Në javët e saj të fundit ajo ishte vetëm pasiononte për të ndërgjegjësuar sa më shumë për tumorin që kishte, duke përdorur përkushtimin e saj në ndihmë të të tjerëve”.
Deklarata vijonte më tej: “Nëna ishte një person unik, që rezistoi me humor të lartë deri fund. Ju falenderojmë për mbështetjen dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë”.
Prezantuesja kishte drejtuar edicionin e 13 të programit ‘I’m A Celeb’ në vitin 2013 dhe më pas në rrjetin ITV programin ‘Posh Frocks’.
Në vitet e fundit të jetës Annabel punonte si këshilltare e psikoterapiste. Ajo ishte martuar me Midge Ure, këngëgtarin e grupit britanik Ultravox me të cilin ka një vajzë, Molly.
Top Channel