Mocioni që kërkonte mbylljen e ambasadës së Izraelit në Pretoria, u miratua me 248 vota në favor dhe 91 vota kundër.
Zhvillimi vjen pas tensioneve kritikave të përsëritura të qeverisë së Afrikës së Jugut për vdekjet e civilëve gjatë sulmit të Izraelit në Gaza.
Mocioni duhet të miratohet tashmë nga qeveria e presidentit Cyril Ramaphosa, i cili ka thënë më parë se qeveria e Izraelit “po kryen krime lufte dhe gjenocid në territoret e rrethuara të Rripit të Gazës” ku mijëra palestinezë kanë vdekur.
Masa ishte ngritur në parlament nga partia e majtë opozitare Luftetarët e Lirisë Ekonomike dhe u mbështet nga partia në pushtet ‘Partia e Kongresit Afrikan’, ndërsa partia Aleanca Demokratike është kryesisht pro-Izrael.
Vota erdhi gjithashtu pasi Izraeli kishte thirrur në vend ambasadorin e tij Eli Belotserkovsky nga Pretoria, “për konsultime”.
Afrika e Jugut nuk ka ambasador në Izrael që prej vitit 2018.
Top Channel