Maduro thotë se ‘neo-nazistët’ po vijnë në Argjentinë, pas fitores presidenciale të Milei (fotot)

21/11/2023 19:34

President venezuelan Nicolas Maduro quajti sot liberalin argjentinas Javier Milei një “neo-nazist me projekt kolonizator”, një ditë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale atje.

“Ekstremi neo-nazist ka fituar në Argjentinë. Argjentinasve ne u themi: ju mund të zgjidhni, por ne nuk do të qëndrojmë të heshtur sepse ardhja e një ekstremisti të djathte me projekte koloniale  është një kërcënim i madh, kjo është absolutisht koloniale sepse ai është i gjunjëzuar ndaj imperialistëve amerikanë”, tha Maduro me retorikën tipike që ai përdor kundër Shteteve të Bashkuara.

“Ky projekt kërkon të vendosë projektin ultra-neoliberal në kontinent, ai që ata e quajnë thjesht ‘liberal’, i cili u vendos në vitet 70-të me grushte shteti nga (Augusto) Pinochet në Kili, nga (Jorge) Videla në Argjentinë, si dhe me grushtin e shtetit në Uruguai,” tha presidenti.

“Kjo diçka që vjen me projektin kolonial për Argjentinën, por që mund të çojë në një projekt kolonial për të gjithë Amerikën Latine dhe Karaibet”, tha lideri venezuelan në programin e përjavshëm në televizion, duke nxitur për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje.

Maduro, rizgjedhja e të cilit në 2018 nuk është njohur nga SHBA prej pretendimeve të manipulimit të votave, akuzonte gjithashtu të zgjedhurin Milei se kërkon të vijojë projektin e diktaturave të vendosura në vitet 1970-të në Argjentinë, në Kili dhe Uruguai.

“Ne respektojmë vendimin e popullit të Argjentinës por u bëjmë thirrje për reflektim për ringjalljen e ekstremit të djathtë, që kërkon të kolonizojë Amerikën latine me modele ekstremiste. Në Venezuelë kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë”, tha Maduro, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
1/2
"Ky projekt kërkon të vendosë projektin ultra-neoliberal në kontinent, ai që ata e quajnë thjesht ‘liberal’, i cili u vendos në vitet 70-të me grushte shteti nga (Augusto) Pinochet në Kili, nga (Jorge) Videla në Argjentinë, si dhe me grushtin e shtetit në Uruguai," tha presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA