Elbasan/ Drejtoi në gjendje të dehur automjetin, arrestohet një shtetas amerikan

21/11/2023 16:48

Arrestohet 29-vjeçari me shtetësi amerikane J. A., pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident rrugor me 2 automjete.

Për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i njërit automjet 31-vjeçari Q. M..

Në momentin e aksidentit në makinë ndodheshin edhe katër pasagjerë dy fëmijë të mitur të cilët tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel