Dogjën 4 automjete dhe grabitën 6 banesa, arrestohet personi i katërt i shpallur në kërkim

21/11/2023 14:16

Është arrestuar personi i katërt i shpallur në kërkim nga policia në Shkodër si bashkautor për djegien e 4 automjeteve dhe për kryerjen e 6 vjedhjeve në banesa në Vaun e Dejës

Në pranga ra K. D., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se 24-vjeçari, në bashkëpunim me  R. G., G. D., F. J. (të arrestuar dje) dhe A. N. (ende në kërkim), të organizuar si grup, më datat 18.11.2022 dhe 10.01.2023, kanë djegur 4 automjete, ndërsa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel