Aksident në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, 27-vjeçari përplas një motomjet! Shoferi përfundon në spital

21/11/2023 11:08

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë, ku një 27-vjeçar ka përplasur një motomjet.

I riu S. H po drejtonte automjetin tip “Opel”, ku pranë fshatit Buqezë u përplas me motomjetin që drejtohej nga një 48-vjeçar A.Sh. Për pasojë ky i fundit ka marrë dëmtime i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit S. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel